Futboll Premier League Sport

Mourinho vendos veton, dy “yjet” nuk do të largohen nga “Old Trafford”!

Njëri ishte me valixhen në dorë dhe tjetri po e bënte gati. Por duhet se të dy do të qëndrojnë në Manchester, sepse kështu ka vendosur trajneri Jose Mourinho. “Special One” tha: “Pogba do të qëndrojë me ne edhe në sezonin e ardhshëm. Nuk duam të largohet. Klubi ynë ka vendosur se ai nuk do të shitet asgjëkund. Nuk kemi pasur asnjë kontakt me skuadra të tjera. Paul do të vazhdojë karrierën te United.”

Sipas “The Sun”, Mourinho ka vërë veton gjithashtu për Rashford, i cilin e konsideron pjesë e projektit. “Lukaku ka vendin e tij, por një nga futbollistët që është aktivizuar më shumë, që kur unë jam te United, ai është Rashford. Me pjekurinë e tij këto mundësi do të shtohen edhe më tej. Kështu e mendoj unë,” – shtoi Mourinho.

Related posts

Zlatko Dalic: Ky futbollist është “shpirti” i skuadrës që unë drejtoj

Sadik.Autor

DIKUR VENDOSNIN DIKTATIN NË EUROPË/ Natë magjike: AJAX kualifikohet në 1/16-at pas 12 vitesh

Isa.Autor

E bujshme! Partizani e “SHPËRFILLI”, tani e do River Plate për 350 mijë Euro

Sadik.Autor

Leave a Comment