Futboll Premier League Sport

Legjenda e Realit injoron Liverpoolin para finales

Legjenda e Real Madrid, Paco Gento në një intervistë për “AS” tha se finalja ndaj Liverpool në Champions do të jetë shumë e lehtë për Real Madrid. Gjigantët madrilenë kërkojnë që të ngrenë titullin e 13-të të Ligës së Kampionëve dhe të tretin radhazi më 26 maj në Kiev. 84-vjeçari e ka fituar gjashtë herë Kupën Evropiane me Realin mes viteve 1953 dhe 1971 dhe është tepër i bindur se përballja ndaj Livepool do të jetë si “bukë e djathtë” për djemtë e Zidane.

“Gjithkush ndihet i ngazëllyer për ndeshje të tilla. Të gjithë duan të jenë atje për të mbështetur ekipin e zemrës dhe të festojnë një tjetër Kupë dhe t’a vazhdojnë këtë rrugëtim të shkëlqyer. Reali nuk duhet t’a humbasë këtë shans. Finalet janë për t’u fituar, jo për t’u luajtur dhe Real Madrid e di se çfarë është në lojë”- ka thënë Gento.

Ndërkohë, sulmuesi i Real Madrid, Borja Mayoral, tha se ekipi i tij duhet t’a lërë pas humbjen ndaj Sevillas dhe të përqëndrohet për të fituar finalen e e Champions.

“Los Blancos” ishte pa Cristiano Ronaldon (që ishte i dëmtuar) dhe me Gareth Bale të pezulluar në ndeshjen ndaj andaluzianëve. Trajneri Zidane i dha mundësinë lojtarëve të rinj, si Mayroal, i cili shënoi golin e parë për ekpin e tij.

“E kontrolluam ndeshjen dhe skuadra nuk ka bërë një ndeshje të keqe. Duhet që të stërvitemi shumë çdo ditë dhe të fitojmë çdo ndeshje në kampionat që t’a mbyllim siç duhet këtë sezon dhe të shkojnë në finalen e Kiev me energjinë e duhur. Shpresoj që t’a fitojmë, është një garë vërtetë fantastike.

Related posts

E do gjysma e Evropës, Roma i befason të gjithë!

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ Arsenali dhe Man City garantojnë spektakël dhe emocione në takimin debutues

Isa.Autor

E SHITI NË PREMIER LEAGUE VERËN E KALUAR/ Juventus kërkon të rikthejë në skuadër sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment