Futboll Ligue 1 Sport

U dëmtua në finalen e kupës së Francës, Dani Alves humbet Botërorin

Dani Alves, pak ditë më parë në finalen e Kupës së Francës, u detyrua të mos e përfundonte takimin për shkak të një dëmtimi në gju, duke ngjallur frikë edhe për pjesëmarrjen në Botëror.

 

Sot sipas mediave braziliane kanë dalë përfundimet e ekzaminimeve që ekipi kombëtar i Brazilit ka bërë dhe frika është vërtetuar, Dani Alves do të humbasë Botërorin që do të zhvillohet në Rusi.

 

Nnjë lajm tepër negativ për Brazilin por edhe për vetë futbollistin i cili e kishtë mundësinë e fundit për të luajtur në një kupë bote, duke parë se ai tashmë është 35-vjeçar.

Ende nuk bëhet e ditur ekzaktësisht se çfarë dëmtimi ka pësuar futbollisti, por gjithçka do të mësohet më vonë. Ndërkohë pritet edhe një reagim nga vetë Alves.

Related posts

BORXHET E SHUMTA DETYROJNË INTERIN T´I FIKSOJNË ÇMIMIN LUKAKUT/ Ja sa kushton gjiganti belg

Delo.autor

LIVE| Flamurtari-Kukësi: Zhbllokohet sfida, Ethemi kalon në avantazh verilindorët (VIDEO)

Delo.autor

REALI S’HEQ DORË NGA OBJEKTIVI/ Por duhen 80 milionë euro për t’u ulur në tavolinë

Delo.autor

Leave a Comment