Futboll Sport

Kompeticion multimiliarderësh, FIFA takim sekret me 7 gjigantët për Botërorin e klubeve

Shtatë nga klubet më të mëdha në botë kanë mbajtur bisedime sekrete me FIFA-n për krijimin e një kompeticioni të ri multimiliardësh. Përfaqësuesit e Junajtid, Barcelonës, Realit, Sitit, Juventusit, PSG-së dhe Bajernit të Munihut u takuan të mërkurën për të diskutuar turneun e koduar me emrin “Trofeu Projekt”, raporton amerikania “The New York Times”.

Turneu do të zëvendë-sonte Botërorin e Klubeve, kompeticionin e përvitshëm, ku garojnë 7 kampionet e kontinenteve, por që ka dështuar që të ketë suksesin e parashikuar. Turneu i ri mund të startojë prej vitit 2021 dhe do të ketë 24 skuadra. Ai do të zhvillohet njëherë në katër vjet dhe mund të gjenerojë deri në 18 miliardë paund të ardhura.

Gjysma e skuadrave do vijnë nga Europa dhe përfshijnë edhe finalistet e Champions-it dhe fituesit e Ligës së Europës së 4 sezoneve të fundit. Klubet amerikanojugore do kenë 4 vende, ndërsa dy pozicione do shkojnë për Afrikën, Azinë dhe Amerikën Veriore. Vendet e fundit do plotësohen me vendin organizator dhe fituesin e “play-off”-it mes klubeve nga Amerika e Jugut dhe Oqeania.

Related posts

POLONI-SHQIPËRI/ Surpriza e madhe në grumbullim, ja vendimi që merr Raja sulmuesin Broja…

Delo.autor

ZBULON PIKAT E FORTA DHE TË DOBËTA TË YLLIT BELG/ Sulmuesi Penza: Lukaku ka vetëm një defekt…

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ MANCHESTER UNITED/ Trajneri Lampard nuk i besohet: Ishin katër gabime tonat, por…

Delo.autor

Leave a Comment