Formula 1 Sport

Probleme për Ferrarin në Barcelonë, ndryshon motorin e makinës së kampionit të botës

Fundjava në Barcelonë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për makinën Ferrari, që pas problemeve që pati dje makina e ish-kampionit të botës në Formula 1, Kimi Raikkonen, ka vendosur sot që ta ndryshojë atë. Në provat e lira, “kokëkuqja” e finlandezit pati disa probleme, që nuk e lejuan të xhirojë në pistë rregullisht.

Për pasojë, drejtuesit e makinës italiane vendosën sot që të ndryshojnë motorin termik dhe turbokompresorin MGU-H, para fillimit të provave zyrtare. Duke qenë se ky është ndryshimi i parë që bëhet në motor për makinën Ferrari të Kimi Raikkonen këtë sezon, finlandezi nuk do të pësojë asnjë penalizim në startin e garës së ditës së diel.

Related posts

JASHTË FUSHAVE QË NË MUAJIN PRILL/ Mesfushori grumbullohet nga Barcelona

F.autor

“MENDOJ SE MUND TË…”/ Lukaku: Duhet një takim me “Instagram” dhe qeveritë për ta zgjidhur këtë problem

Delo.autor

E PABESUESHME/ Juventus s’mjaftohet me CR7, angazhon edhe RONALDO Jr

Isa.Autor

Leave a Comment