Sport Të tjera

Kvitova fiton turneun Masters të Madridit, mund 2-1 në finale Kiki Bertens

Tenistja çeke Petra Kvitova fitoi turneun Masters të Madridit, duke mundur 2-1 në finale holandezen Kiki Bertens (7-6, 4-6, 6-3), një ndeshje që zgjati gati 3 orë. Dy teniste që dhanë maksimumin e tyre në fushë, por në fund triumfoi përvoja e Kvitovës, nga e hëna do të jetë numri 8 në botë për femra, që konfirmoi momentin e mirë që po kalon. Për çeken ky është trofeu i 4-t sezonal, pas atyre që ka fituar në Doha, Shën Petërburg dhe Praga duke qenë gati për grand slemin e Roland Garros që nis pas 10 ditësh.

Seti i parë ishte vendimtar për fatet e takimit, pasi u fitua në “tie break” nga Kvitova, ndërkohë që Bertens rihap ndeshjen duke fituar 6-4 setin e dytë, por duket se loja e holandezes nuk ka më atë forcë në vijim. Kvitova mposhti 6-3 Bertens në setin e tretë, duke korrur suksesin e 24-t në karrierën e saj në 31 finale të luajtura. “Më pëlqejnë finalet, luaj pa presion ndaj dhe i fitoj. Jemi të gjitha pranë njëra-tjetrës në renditje dhe nivel, ndaj dhe rivaliteti është i madh”, tha Kvitova, që u tërhoq nga turneu i Romës, që nis ditën e hënë

Related posts

ZYRTARE/ UEFA publikon datat e sezonit të ri të Europa League

Delo.autor

TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ Futbollisti kishte një aferë të fshehtë, zbulohet lidhja e tij (FOTO)

Delo.autor

“DY ËNDRRA I REALIZOVA”/ Mbrojtësi i habit të gjithë, tërhiqet nga futbolli në moshën 25-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment