Futboll Sport

Shkëndija me marsh të lartë, triumfon edhe ndaj Skopjes

Shkëndija e Tetovës vijon të mos e ulë ritmin, ndonëse ka mbyllur llogaritë me titullin kampion, të cilin e ka fituar disa javë para fundit të kampionatit.

Në ndeshjen e kësaj të diele ndaj F.C Skopjes, kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 3-1, falë golave të Radeskit, Izair Eminit dhe Alimit.

Me titullin në xhep, Shkëndija mund të synojë një rekord, ta mbyllë sezonin me 90 pikë, gjë që është tërësisht e mundur, pasi kanë mbetur edhe dy takime për t’u luajtur.

Gjithashtu, mbajtja e një ritmi të lartë do t’i shërbejë trajnerit Qatip Osmani që të ketë një skuadër në formë të mirë për finalen e Kupës, që do të luhet më 27 Maj.

Related posts

LIVERPOOL-MILAN/ Dudek bën zbulimin sensacional mbi penalltinë e pritur ndaj Shevchenko: Nuk e dija se ishte…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Sulmuesi i Chelsea-t larg Londrës, dy ekipet e mëdha kërkojnë shërbimet e tij. Ja emri…

Delo.autor

E ARDHMJA NË UDHËKRYQ/ Mbrojtësin Mërgim Mavraj e kërkon Deportivo e Brescia 

Isa.Autor

Leave a Comment