Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Gattuso: Donnarumma? Përvoja nuk blihet në supermarket!

Milan do të luajë në Europa League edhe sezonin e ardhshëm, por barazimi ndaj Atalanta nuk ka treguar se si: direkt në fazën me grupe, apo në raundet paraeliminatore, duhen pritur 90 minutat e fundit të ndeshet kundër Fiorentina, ku kuqezinjtë duhet të fitojnë për të siguruar vendin e gjashtë.

“Reaguam pas finales së Kupës së Italisë, – tha trajneri Gattuso, pas ndeshjes. – Luajtëm një ndeshje të mirë në një fushë shumë të vështirë. Treguam personalitet. Më vjen keq vetëm që nuk e mbyllëm çështjen e vendit të gjashtë.”

Pas gabimet në ndeshjen kundër Juventus, Donnarumma nuk reagoi mirë në rastin e golit të shënuar nga Atalanta: “Mos ta ekzagjerojmë. Nuk quhet gabim. Ishte një goditje me kokë një metër larg portës dhe topi ishte i rrëshqitshëm nga shiu, – shtoi Gattuso. – Mendoj se ishte mungesë fati dhe jo gabim. Ai është një 19-vjeçar që duhet ta lëmë të rritet i qetë, sepse përvoja vjen me kalimin e kohës dhe nuk blihet në supermarket.”

Related posts

MERKATO E VERËS/ E kërkon ish-trajneri, skuadra e Serisë A gati ofertën për mesfushorin Bajrami

Delo.autor

ZBULON EKSPERIENCAT NGA JETA E TIJ/ Llullaku rrëfehet: Kur isha i vogël ecja me…

Delo.autor

SOUTHGATE MOTIVON “LUANËT” ME VIDEO/ Mbrojtësi Shou: Do përgatisim edhe… penalltitë

Delo.autor

Leave a Comment