Futboll Premier League Sport

Manchester City nis “luftën” në merkato me Tottenham…

Manchester City ka nisur seriozisht të punojë për blerjen e Wilfred Zaha nga Crystal Palace gjatë verës së ardhshme. 25-vjeçari ka shkëlqyer me “shqiponjat” duke luajtur një rol thelbësor në qëndrimin e tyre në Premier League dhe Pep Guardiola e ka vënë re, duke i udhëzuar drejtuesit e klubit kampion të Anglisë të shpenzojnë 60 milionë euro për të marrë shërbimet e tij.

City kërkon me ngulm një sulmues anësor dhe është afruar disa herë me Riyad Mahrez, por ka hasur rezistencën e Leicester. Verën e ardhshme, “qytetarët” do të synojnë sërish blerjen e algjerianit, por kohët e fundit ka lindur ideja për blerjen e Zaha, që kushton sa Mahrez, por është tre vjet më i ri.

Gjithsesi, City nuk është klubi i vetëm që kërkon Zaha, sepse edhe Tottenham është vënë në gjurmët e tij. Zaha do të kishte konkurrencën e Sane dhe Sterling dhe te City rrezikon të përfundojë në stol, si ndodhi në kohën kur luante me Manchester United, kësisoj dëshira e tij është të shkojë në Londër, te skuadra e Pochettino.

Related posts

E PAPRITUR/ Arbitroi takimin e Crotone-Juventus, gjyqtarin italian e dërgojnë në Serinë B

Delo.autor

SFIDA ME VLLAZNINË/ Trajneri Mema surprizon me formacionin, ja si pritet të rreshtohen

Delo.autor

“NUK DO TA KEMI NË DISPOZICION PËR DISA MUAJ”/ Guardiola jep lajmin e keq pas fitores me Arsenal

Delo.autor

Leave a Comment