Futboll Premier League Sport

Alarmohet Liverpooli: Milner, në dyshim për finalen e Champions League

Milner është në dyshim për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se mesfushori, James Milner, ka pësuar një dëmtim “të vogël” dhe se nuk do të stërvitet javën e ardhshme, duke mos treguar nëse 100% do të rikuperohet për finalen e Champions League me 26 maj.

“Ai vuan nga një shqetësim i vogël, mjaftueshëm për të munguar në ndeshjen me Brighton & Hove Albion”, u shpreh Klopp.

“Nuk mund të stërvitet gjithë javën me pjesën tjetër të ekipit, por shpresoj se do të përmirësohet dhe do të arrijë me kohë për finale”, shtoi ai.

Related posts

TMERROHET GATTUSO/ S’ka paqe për MILANIN, vjen lajmi që shtang kuqezinjtë

Isa.Autor

SPECIALE/ Njihuni me lojtarët që synojnë të fitojnë “Këpucën e Artë” në Rusi 2018

Sadik.Autor

BRAKTISI ITALINË PËR SHQIPËRINË/ Një tjetër shans te kampionët e Italisë për futbollistin shqiptar?

F.autor

Leave a Comment