Sport Të tjera

Alexander Zverev triumfon në turneun Masters të Madridit

Tenisti gjerman Alexander Zverev fitoi turneun Masters të Madridit, pas fitores 2-0 në finale (6-4, 6-4) ndaj austriakut Dominic Thiem. I lodhur nga fitoret e vështira në çerekfinale e gjysmëfinale, Thiem nuk ishte në formë në ndeshjen finale, duke mos dhënë atë që pritej, ndërsa e kundërta ndodhi me Zverev.

Tenisti gjerman fitoi nga një “break” me topat e rivalit, duke qenë konkret në fushë dhe e meritoi fitoren. Për Zverev ky është titulli i tetë në karrierën e tij, turneu i parë për këtë vit, duke konsoliduar pozitat në vendin e tretë të renditjes botërore. Tashmë gjermani do të kërkojë të triumfojë në Romë

Related posts

AKSIDENT I FRIKSHËM në Moto GP/ Motorri përfshihet nga FLAKËT, piloti “fluturon” në ajër (VIDEO)

Isa.Autor

“BËHET GJITHNJË MË I MIRË”/ Sauthemptoni shpall Brojën si njeriun e ndeshjes

Delo.autor

ÇFARË TALENTI/ Shikoni SUPER GOLIN e shënuar nga Armando Dobra në Angli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment