Futboll Sport

Klubet e Europës, asnjë problem me licensimet

Rasti Tirana ka shërbyer për klubet shqiptare aspirante për një vend në kompeticionet e UEFA-s edicionin e ri. Nga vendi i parë që mbahet nga kampionët e rinj Skënderbeu deri tek Partizani i vendit të 5, licensimet nuk janë më problem.

Të 5 skuadrat kanë plotësuar kriteret e vendosura nga qeveria europiane e futbollit, dhe mbi të gjitha janë treguar të kujdesshëm me kriterin financiar, duke treguar se borxhet ndaj të tretëve nuk ekzistojnë ose janë shtyrë me marëveshje. Skënderbeu kampion dhe Kukësi nënkampion kanë siguruar matematikisht pozicionet e tyre, me korçarët që do të luajnë në Champions League ndërsa verilindorët në Europa League.

Letrat janë në rregull për të dyja klubet që nuk kanë patur probleme licensimi gjatë këtyre viteve ku dhe kanë thënë fjalën kryesore në futbollin shqiptar. 3 skuadra janë në garë për dy vendet vakantë që të çojnë në Europa league. Luftëtari në vendin e 3-të është shumë pranë dhe i nevojitet vetëm një fitore ndaj Skënderbeut këtë fundjavë për të siguruar debutimin në Europë.

Laçi dhe Partizani synojnë vendin e 4-ët, me kurbinasit që janë në lojë edhe në finalen e Kupës ndaj Skënderbeut. Me kaq shumë pikëpyetje klubet kanë plotësuar kriteret e licensimit në mënyrë që nëse arrijnë objektivin për të qënë në Europë të jenë aty konform rregullave.

Related posts

Shpëtim Duro: Periudhë vendimtare, me Kukësin të mos vendosë arbitri

Sadik.Autor

E bujshme/ Gazetari italian “lëshon bombën”, Hysaj ka arritur akordin me PSG-në

Sadik.Autor

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Trajneri Shehi: Që të fitosh nuk është gjithçka që…

Delo.autor

Leave a Comment