Formula 1 Sport

Hamilton: E kisha ëndërruar një garë të tillë

Suksesi i dytë radhazi në Botërorin 2018 të Formula 1 për Lewis Hamilton e ka kënaqur pa masë pilotin britanik të Mercedes, që jo vetëm kryeson renditjen e kampionatit por edhe është shkëpuitur ndjeshëm nga rivalët. Por, mbi të gjitha, Hamilton është i kënaqur nga gara që ai zhvilloi në pistën e Katalonjës, në Barcelonë, një garë e përkryer. “E kisha ëndërruar një garë të tillë, nuk e kisha menduar kurrë se do të ndodhte kështu”, tha britaniku.

Fitorja në garën e Azerbajxhanit ishte ndoshta aksidentale, me fat, ndaj në Spanjë doja që të fitoja ashtu si duhet, në një garë korrekte, me forcat e mia dhe ia dola mbanë. Ishte një garë argëtuese, por që pati edhe të papritura, por treguam se jemi më të shpejtët. Kjo është një pistë që më pëlqen shumë, që na përshtatet dhe shpresoj që të tilla paraqitje të jenë sa mkë të shpeshta”, u shpreh Lewis Hamilton.

Related posts

Messi bën formacionin e Barca-s për të fituar Champions vitin tjetër

Sadik.Autor

DYBALA LARG JUVENTUSIT/ I vëllai i hedh “bezinë zjarrit”: Ishte shumë i lumtur në Itali, me CR7…

Delo.autor

NUK E SHEH SI OPSION PËR TË ARDHMEN/ Manchester United nxjerr në shitje Pogba, ja vlera reale e mesfushorit francez…

Delo.autor

Leave a Comment