Futboll Seria A

Peres largohet nga Roma, e kërkojnë Porto dhe Benfica

Mbrojtësi brazilian, Bruno Peres po kalon ditët e tij të fundit tek skuadra italiane Roma.

Që pas rikthimit nga lëndimi i Alessandro Florenzit, braziliani ka humbur vendin në formacionin bazë të skuadrës tij.

Kësisoj pasi është ulur në stol nga trajneri Eusebio Di Franesco, Peres po kërkon largimin nga Roma.

E ardhmja e brazilianit pritet të jetë në elitën e futbollit portugez.

Dy gjigantët e Portugalisë, Porto dhe Benfica janë vënë në kërkim të mbrojtësit brazilian.

Roma është e gatshme ta shesë lojtarin nëse në klub vije një ofertë rreth 15 milionë euro.

Peres iu bashkua Romës dy vite më parë nga Torino për 13 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2020.

Related posts

NANTES-PSG/ Pas një asisti nga ylli Mbappe, Herrera zhbllokon sfidën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES DERBI/ Trajneri Mema: E nesërmja do tregojë gjithçka, nuk kemi…

Delo.autor

Nëna e Cristiano Ronaldo bën zbulimin tronditës për yllin e futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment