Bundesliga Futboll Sport

Mbetet jashtë botërorit, ylli i Bayern shpërthen në lot gjatë stërvitjes

Trajneri i përfaqësueses gjermane Joachim Low ka shpallur paraditen e së martës listën paraprake të lojtarëve për Rusi 2018. Çuditërisht, pjesë e listës nuk ishte sulmuesi i Bayern Munich Sandro Wagner.

Gjatë seancës stërvitore të së martës ai është fotografuar duke qarë teksa vraponte me shokët e ekipit në nxehje.Siç raporton edhe Bild, ai është ngushëlluar nga shokët e ekipit.“Nuk mund ta kuptoj. Po të ishte për mua, ai do të ishte në Rusi,” është shprehur trajneri i tij Jupp Heynckes.

Ndërsa trajneri i përfaqësueses është shprehur: “Nuk ishte një vendim kundër Sandros, ai e ka vërtetuar klasin e tij gjithmonë te kombëtarja. E di shumë mirë se sa e rëndë është një lajm i tillë për lojtarët. Por këto vendime merren gjithmonë për të mirën e ekipit.”

Related posts

Manchester City ka fituar 13 ndeshje radhazi kundër WBA…

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Kjo ishte goditja e madhe e merkatos, që Milani nuk e arriti dot (FOTO)

Delo.autor

MIGJEN BASHA IRRITOHET GJATË NDESHJES/ Ish-mesfushori i Kobëtares “kacafytet” me kundërshtarin në fushë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment