Basketball Sport

LeBron James një “përbindësh” por s’mjafton, Boston pëmbys Cleveland në fund

Boston ka fituar 107-94 ndaj Cleveland në finalen e dytë të play off-it në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve. Skuadra e Celtics e shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë, duke i fituar të dyja takimet e luajtura në fushën e tij. Fitorja e sotme ishte disi më e ëvshtirë, pasi Cleveland e udhëhoqi takimin në shumicën e kohës, deri në mesin e periodës së tretë. Më tej, Boston arriti të rikuperojë dhe përmbysë shifrat në periodën e katërt, duke e merituar fitoren.

Ashtu si në sfidën e parë, të pestë titullarët e Boston realizuan mbo 10 pikë, me Brown që ishte shënuesi më i mirë, autor i 23 pikëve, por edhe pjesa tjetër e skuadrës nuk zhgënjeu, ndaj kolektiviteti ishte çelësi i fitores për vendasit. Për Cleveland u dallua i zakonshmi LeBron James, që realizoi 42 pikë, 10 rebaind e 12 asiste, mbështetur edhe nga Love me 22 pikë e 15 rebaund, por ishin tepër të izoluar, të pambështetur nga pjesa tjetër e skuadrës, duke mos e evituar dot humbjen.

NBA – Konferenca e Lindjes (finale play off)

Boston Celtics – Cleveland Cavaliers 107-94 (2-0 me ndeshje)

NBA – Konferenca e Perëndimit (finale play off)

Houston Rockets – Golden State Warriors, (0-1 me ndeshje)

Related posts

PLAS MES SHOKËSH/ Mbappe i ul vlerat Neymarin: Jam unë lideri i PSG-së

Isa.Autor

VAZHDON TELENOVELA E VERËS/ Ky është gjigandi kinez, që paguan 260 milionë euro për “Pleshtin”

Delo.autor

E TRISHTË/ Ish-drejtori sportiv i klubit ndërron jetë në moshën 53-vjeçare

Delo.autor

Leave a Comment