Sport Të tjera

ATP Rome, Nadal kualifikohet lehtësisht, eliminohet “makthi” Thiem

Rafael Nadal vazhdon marshimin drejt titullit të tij të 8-të në turneun Masters të Romës. 7 herë fituesi i këtij kompeticioni u kualifikua në raundin e 3-të pasi mposhti lehtësisht boshnjakun David Dzhumur. Mbreti i fushave me dhe të kuq mbylli llogaritë me kundërshtarin e tij në vetëm 1 orë e 2 minuta lojë, në një ndeshje ku spanjoll humbi vetëm 1 game duke triumfuar me shifrat 6-1 6-0.

Rruga e Nadal drejt triumfit në Romë do të jetë më e thjeshtë tashmë sepse në çerekfinale nëse arrin të kualifikohet deri në atë fazë, tenisti iberik nuk do të ketë përballë austriakun Dominic Thiem i cili me humbjen që i shkaktoi në Barcelonë e zbriti Rafën në vendin e dytë të klasifikimit të përgjithshëm. Thiem u eliminua në raundin e tretë të Mastersit të Romës pasi u mposht në set final nga heroi i tifozerisë vendase, Fabio Fognini, duke i dhënë lamtumirën përpara kohe turneut 1000 pikësh që po zhvillohet aktualisht në kryeqytetin italian.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Firma me Barcelonën dukej çështje orësh, PSG-ja i rrëmben lojtarin “katalanasve”…

Delo.autor

SHKARKIMI DO T’U KUSHTONTE “DJAJVE TË KUQ” ME NJË GJOBË/ Ronaldo kundër Solskjaerit, por e merr në mbrojtje

Delo.autor

“PO PUNOJ SHUMË DHE…”/ Spinazzola është duke shkruar një libër për “Euro 2020”

Delo.autor

Leave a Comment