Futboll Sport

Simeone: E pashë finalen nga tribunat, ishte diçka e trishtueshme

“Cholo” ngre një tjetër “Europa League” në qiell. I dyti si trajner, gjithmonë me Atletico Madrid, gjashtë vite pas herës së fundit. Diego Simeone e filloi ciklin e tij në stolin e “Colchoneros” duke fituar një trofe të tillë, ndërsa sot, ato janë gjashtë. Ndërkohë, Simeone fitoi titullin në La Liga dhe ka luajtur dy finale të Ligës së Kampionëve, duke e çuar Atletico Madrid në krye të futbollit europian.

Njëkohësisht, e ka bërë “cholismo” një filozofi, që thyen botën e futbollit në dy pjesë, por prodhon rezultate, për kënaqësinë e tifozëve dhe klubit. “Nuk më pëlqen të flas për “cholismo”, – thotë trajneri argjentinas, pas fitores 3-0 ndaj Marseille.

– Por, nuk dyshoj se kjo fitore është një ftesë për njerëzit, që të përpiqen gjithmonë të ecin përpara dhe kurrë të mos dorëzohen. Unë jam i lumtur për lojtarët. Eshtë shumë më tepër se një Ligë Europe, trofe të cilin e kemi fituar dy herë. Humbëm dy finale të Ligës së Kampionëve, një nga penalltitë dhe tjetrën për dy minuta.

Kjo rrugë është mënyra më e mirë për të fituar përsëri. Isha i skualifikuar dhe e kam parë finalen nga tribunat. Kjo ishte diçka e trishtueshme, kam pasur një ndjenjë vetmie. Griezmann? Ne do të shohim se çfarë do të vendosë. Me atë që ka treguar në vitet e fundit, është kthyer në lojtar të shumëlakmuar. Nëse qëndron me ne, do të ishte shumë mirë”.

Related posts

DRIDHET MAN CITY/ REALI “fut në rreth” yllin e Guardiolës, nëse dështon me HAZARD

Isa.Autor

U la në shatërvanin antik, por Pallotta befason sërish

Sadik.Autor

Klopp: Kush mendon se Roma është një rival i lehtë, nuk e ka parë kundër Barçës

Sadik.Autor

Leave a Comment