Futboll Premier League Sport

Frank Lampard: Conte është trajner fantastik, por Chelsea ka nevojë për ndryshime

Ish mesfushori i Blues nuk ka dyshim në kualitetin e trajnerit italian por thotë se gjendja momentale e klubit është negative për të

Frank Lampard ka ende konsideratë për Antonio Conten si një “menaxher fantastik” por ka pranuar se Chelsea ka nevojë ende për ndryshime për të prëmirësuar mentalitetin e skuadrës që e rrethon.

Viti i parë i Contes ishte fenomenal, madje ai fitojë Premier Ligën pasi që Chelsea kishte përfunduar në vendin e 10 një vit më parë.

“Mendojë që Conte është një trajner fantastik”, tha Lampard për Goal gjatë eventit BBC Media Day. “Ai ka qenë briliant për Chelsean. Këtë vit kemi parë zhgënjim, por ajo çfarë bëri vitin e kaluar ishte jashtëzakonisht një arritje e madh. Kështu që tani do të kemi shumë debat këtë verë për të”.

“Por, ajo çka ka nevojë Chelsea është pozitiviteti. Ne duhet të shikojmë përpara dhe të gjejmë të ardhmen. Ky vit ishte shumë negativ. Nëse dikush dëshiron që të largohet nga kjo aferë dashurie, atëherë duhet ti ndaj rrugët”, ka thënë legjenda e Celsea.

Related posts

Botërori 2018/ Gëzohen egjiptianët, lajm i mirë nga Salah

Sadik.Autor

PARA NDESHJES NDAJ KOMBËTARES/ Trajneri i San Marinos: Që sulmet tona të jenë efektive, duhet të sigurohemi…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Low merr lajmin e keq, mesfushori i Bayern Munich humbet sfidën ndaj Francës

Delo.autor

Leave a Comment