Futboll Sport

“VENDOSEN NË SHËNJESTËR”/ Ronaldo spikat këta dy lojtarë në Madrid

Real Madrid është një hap larg fitores së Champions League për vitin e tretë radhazi, por ky sezon nuk ka qenë me shumë probleme për madrilenët.
Skuadra e Zinedine Zidane do ta mbyllë në vendin e tretë kampionatin dhe është 15 pikë larg Barcelona-s kryesuese. Gjithashtu, “Los Blancos” u eliminuar herët edhe nga Kupa e Mbretit.

Shifrat tregojnë se problemi qëndron tek mbrojtja, duke parë se ata ka pësuar 42 gola në 37 ndeshje të kampionatit, shtatë më pak se Atletico dhe Barcelona të marrë bashkë.

Por, sipas “Don Balon”, përforcimet e ardhshme nuk do të jenë në mbrojtje. Në fakt, madrilenët duket se kanë vënë në shënjestër dy yjet e Premier League, Eden Hazard dhe Mohamed Salah.

Dy objektiva këta që mësohet të kenë marrë edhe miratimin e numrit 7 të Real Madrid, i cili do të mbushë 34 vjeç vitin e ardhshëm.

Salah dhe Hazrad, gjithmonë sipas “Don Balon”, pritet të marrin vendet e Karim Benzema dhe Gareth Bale.

Related posts

POLEMIKAT PËR LARGIMIN NGA KUKËSI/ Gjoka i revoltuar: Nuk jemi një vorbull që vlon…

Delo.autor

E PAZAKONTË NË “TOKIO 2020″/ Trajnerja gjuan me grusht kalin dhe përjashtohet nga Olimpiada (VIDEO)

Delo.autor

KRIZA E MOURINHOS/ Ja gjashtë PROBLEMET duke filluar nga BLERJET, MBROJTJA dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment