Futboll Seria A

Transferimi në La Liga, Montella flet për herë të parë si trajner i Sevillas

Vetëm një muaj pas shkarkimit nga pankina e Milanit, Vincenzo Montella u zyrtarizua në stolin e Sevillas, ku mori vendin e argjentinasit, Eduardo Berrizo.

Tekniku italian u shpreh mjaft entuziast për këtë aventurë të re, ndërsa tha se pret me padurim të fillojë punën në një kampionat, ku luhet një futboll që e pëlqen shumë.

“Jam shumë i entuziazmuar, sepse gjithçka ndodhi shpejt dhe në mënyrë të papritur. Në La Liga luhet një futboll mjaft interesant, ku prioritet është edhe të argëtosh publikun, ndaj besoj se jam në vendin e duhur, për të aplikuar idetë e mia. Me Sevillan jam përballur kur isha trajner i Fiorentinës dhe kam mbresa mjaft të mira nga atmosfera në Andaluzi”, u shpreh Montella, që do të ndihmohet në këtë aventurë, nga italiani, Enzo Maresca, që ka luajtur për disa vite te Sevilla dhe e njeh mirë ambientin.

Related posts

TRONDITET ATLETICO/ Pas Luis Suarez dëmtohen edhe 2 titullarë të tjerë. Ja emrat…

Delo.autor

Prezantohet Higuain: Milanin e çoj në majë, falënderoj Juven që më solli këtu

Sadik.Autor

NË PRAG TË SFIDËS ME LAÇIN/ Formacioni i trajnerit Gega varet nga…

Delo.autor

Leave a Comment