Futboll Sport

E bujshme/ Platini zbulon trukimin në kampionatin botëror “Francë ‘98”…

Michel Platini ka zbuluar atë që e quan “hile” në momentin e shortit të Kupës së Botës 1998 për të pasur sa më shumë shanse të Franca të mos ndeshej me Brazilin, deri në finale. Veprimtaria që u zhvillua në Francë u fitua nga “gjelat”, në suksesin e tyre të parë dhe të vetëm në një Botëror, pikërisht duke mundur Brazilin, 3-0 në finale. Ish-presidenti i UEFA pohoi se francezët u ndihmuan dhe nga shorti…

“Kur organizuam kalendarin ne bëmë një hile, – tha Platini për “France Bleu Sport”. – Nëse ne do të fitonim grupin tonë dhe Brazili do të fitonte grupin e tij, atëherë nuk do të ndesheshim bashkë deri në finale.” Franca ra në Grupin C, ndërsa Brazili në Grupin A dhe në momentin që të dyja ekipet dolën në vendin e parë, plani i vendasve u quajt i suksesshëm.

Platini, që ishte kryetari i komitetit organizativ të atij botërori, shtoi: “Punuam gjashtë vjet për të organizuar këtë veprimtari dhe normalisht përdorëm këtë hile të vogël. Si mendoni se vendet e tjera organizatore nuk e kanë bërë në të kaluarën? Francë-Brazil ishte finalja që të gjithë donim. Realizuam një ëndërr.”

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN E YLLIT SALAH/ Lovren frikëson tifozët e Liverpool: Gjithçka mund të ndodhë…

Delo.autor

Sanchez do t’i bashkohet Cityt në verë, paga që do fitojë është e çmendur

Delo.autor

U STËRVIT ME SKËNDERBEUN/ Ish-lojtari i Bylisit zbarkon te Kastrioti

Delo.autor

Leave a Comment