Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Criscito firmos kontratën e jetës me Genoan

Domenico Criscito i dha fund aventurës së tij 7-vjeçare në kampionatin rus me Zenitin, për t’u rikthyer në klubin ku u rrit dhe afirmua si futbollist.

Mbrojtësi i majtë iu bashkua sërish Genoas dhe menjëherë për të u vu në dispozicion një kontratë 8-vjeçare, duke blinduar jo vetëm të ardhmen si futbollist, por edhe fillesat si drejtues.

32-vjeçari italian ka nënshkruar për për 5 sezonet e ardhshme si futbollist i Genoas, duke bërë që deri në moshën 37-vjeçare të ketë mundësi të japë kontributin e tij me kuqeblutë, në fushën e gjelbër.

Më pas e pret edhe një tjetër kontratë 3-vjeçare si drejtues klubi, ku pritet të hedhë hapat e parë në një eksperiencë të re. Me këtë gjest Genoa vlerëson një figurë që u rrit në klubin kuqeblu dhe ka kontribuuar që nga mosha 16-vjeçare.

Related posts

VIDEO/ Bayern kalon në avantazh ndaj Schalkes, ja autori i golit

Q.Autor

RISIA E SYLVINHOS/ Pllana: Ndeshja ndaj Polonisë e veçantë, asnjëherë nuk e kisha menduar veten kaq pranë Botërorit

F.autor

KOSOVË/ Prishtina barazon me Gjilanin, Enea Koliçi bën heroin

Delo.autor

Leave a Comment