Futboll Sport

Rinovimi i kontratës, Ze Maria dhe Refik Halili vendosin gjithçka sot

Ze Maria e përmbushi misionin e parë me Tiranës dhe bardheblutë u rikthyen menjëherë në Superiore. Njolla e rënies mbetet, por duhet parë përpara. Tifozët janë ata që nuk janë pajtuar në asnjë momente me atë që u ka ndodhur klubit të tyre dhe kanë shprehur hapur pakënaqësitë ndaj presidentit Refik Halili. Numri një i klubit kryeqytetas ka në dorë ta ndryshojë situatën dhe kjo ndodh me rikthimin në garë për trofe. Kjo mund të bëjë që tifozët të “zbuten”.

Për momentin duhet vendosur përfundimisht se kush do të jetë trajneri. Ze Maria ka në kontratë një klauzolë për rinovimin dhe Tirana mund ta aktivizojë menjëherë, duke bërë njoftimin e brazilianit me shkresë, që normalisht duhet dorëzuar edhe në FSHF. Por edhe për këtë ka afate dhe presidentit Halili i duhet të vendosë. Një ditë më parë ishte parashikuar të bëhej një takim mes tyre, por nuk ka ndodhur. Pritet që sot palët të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë për të ardhmen.

Tekniku e ka bërë të qartë se kërkon përforcime dhe te Tirana qëndron për të qenë konkurrent për vendet e larta në renditje. Braziliani e di shumë mirë se drejton klubin më të titulluar në vend dhe kërkon të fitojë trofe edhe vetë në drejtim të tyre. Klubi nga ana tjetër duhet të bëjë merkato dhe në çdo repart do tentohet të bëhen përforcime. Gjithashtu duhet diskutuar edhe në lidhje me rinovimet e kontratave me ata lojtarë që dalin të lirë me përfundimin e kampionatit dhe puna për këtë ka nisur prej kohësh.

Related posts

NUK ISHTE I LUMTUR ME OFERTËN E RE/ Guardiola kërkon të afrojë ish-fituesin e “Topit të Artë”…

Delo.autor

Gabriel Jesus: Skuadrat janë përforcuar, por MAN CITY mbetet FAVORIT për titullin

Isa.Autor

FITORJA NDAJ SEVILLAS/ Ramos: Mund ta bëjmë këtë sa herë që duam

Delo.autor

Leave a Comment