Futboll Sport

Luftëtari pret Skënderbeun, tifozët gjirokastritë në delir: Sot më afër se kurrë ëndrrës europiane

Luftëtari do presë sot Skënderbeu për të luajtur takimin e javës së 35-të të kampionatit në Superligë. Ndërkohë që korçarët i kanë mbyllur llogaritë me kampionatin, gjirokastritët do tentojnë sot të sigurojnë matematikisht biletën për në Europë.

Për të realizuar këtë gjë, sigurisht që duhet dhe ndihma e tifozëve vendas, të cilët nuk do mungojnë pasi kanë konfirmuar prezencën e tyre ditën e sotme në stadium. Ka qenë tifogrupi “Shqiponjat Bluzi” që kanë njoftuar këtë këtë nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në Facebook.

“Sot më afër se kurrë endrrës europiane. Të gjithë në stadium i madh e i vogël të përkrahim legjendën Luftëtar!! Luftëtari-Skënderbeu, takimi i fundit në Gjirokastër për këtë sezon futbollistik. Forca kampionaaaa”, shkruajnë tifozët.

Related posts

Fitorja që nuk sjell qetësi/ Spalletti i shqetësuar për dëmtimet në SULM, do të mungojnë…

Isa.Autor

E ARDHMJA E YLLIT LARG ATLETICOS/ Griezmann sakrifikon 7 milionë euro për ekipin…

Delo.autor

Dënimi i Skënderbeut, Erjon Braçe bën ironi në “Instagram”

Sadik.Autor

Leave a Comment