Albanian Stars

Po shkëlqen në Champions League, talenti shqiptar pret ftesën kuqezi

Ylber Lokaj, quhet 18-vjeçari me origjinë shqiptare që luan me të rinjtë e Baselit, nën drejtimin e Arjan Peços.

Ai i shënoi gol Manchester United U-19, në Ligën e Kampionëve për të rinj, dhe në një intervistë për “Tribuna Channel”, flet edhe për të ardhmen e tij në përfaqësuese.

“Te Baseli po eci mirë, dhe kemi arritur suksese. Vjet ishim kampionë e Zvicrës për moshën U-18. Pres një ftesë nga Kombëtarja e Zvicrës, por edhe nga Kosova. Kam lindur në Gjermani dhe aty jam shkolluar, por unë jam shqiptar, dhe më pëlqen të kisha një ftesë nga përfaqësuesja shqiptare”, deklaroi Lokaj.

 

Related posts

Shpëtoi Lazio-n në ‘San Siro’, Strakosha merr notën që askush nuk e priste…

Q.Autor

Genoa hedh sytë në Shkodër, merr mesfushorin e talentuar

Sadik.Autor

Ndryshon vlera e futbollistëve evropianë, por çfarë rritje për legjionarët e Kombëtares

Q.Autor

Leave a Comment