Pas dy orësh lojë, Rafael Nadal ka mundur 2-0 (7-6, 6-3) Novak Djokovic, në një nga përballjet epike të sportit të tenisit, ndeshje e luajtur sot pasdite në Romë dhe e vlefshme për gjysmëfinalet e turneut Masters të kryeqytetit italian. Falë këtij suksesi, spanjolli është kualifikuar për në finale, ku do të përballet me fituesin e duelit mes Alexander Zverev dhe Marin Cilic.
Kjo ishte sfida e 51-të në karrierë mes dy sportistëve, por e zhvilluar në sipërfaqen e preferuar të Nadal, atë me dhè, nuk kishte se si rezultati të ishte ndryshe, në favor të spanjollit. Djokovic ishte gjithnjë në ndjekje, edhe në setin e parë, megjithëse ai u vendos në “tie break”, potr serbi tregoi rritje të dukshme në lojën e tij krahasuar me herët e tjera.
Por përballë Nadal serbi e kishte të pamundur të fitonte, që në setin e dytë pati epërsi absolute, duke fituar lehtësi 6-3. Djokovic ruan avantazhin e përballjeve direkte, pasi udhëheq 26-25 ndaj Nadal dhe konfirmon se po përgatitet për grand slemin e Roland Garros që nis pas një jave në Paris. Ndërsa spanjolli kërkon triumfin e tetë në karrierën e tij në Romë dhe në rast se ia del mbanë do të rikthehet numri 1 në botë ditën e hënë.
HOW does he do it?
💪 @RafaelNadal 💪#ibi18 pic.twitter.com/QrDzVS0Db1
— Tennis TV (@TennisTV) May 17, 2018