Futboll Seria A

Inter nuk heq dorë nga Mkhitaryan, gati oferta zyrtare në janar

Interi shumë shpejt do të bëjë ofertë për Mkhitaryanin.

Interi vazhdon të interesohet për mesfushorin e Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan dhe mund të bëjë ofertë zyrtare javën e ardhshme.

Armeni pritet të largohet nga “Old Trafford” pasi nuk ka treguar formë të mirë dhe ka dështuar të bind edhe në ndeshjet e fundit, kur i është dhënë mundësia.

Menaxheri i Unitedit, Jose Mourinho e ka bërë të qartë se Mkhitaryan ka mungesë të formës dhe nuk ka realizuar gol e asistim që prej shtatorit.

Sipas Sky Sports, 28-vjeçari është në mesin e disa lojtarëve që janë duke u monitoruar nga Interi që dëshiron të sjellë një lojtar në fazën e sulmit gjatë muajit janar.

Në radarin e ekipit italian janë edhe Gerard Deulofeu e Javier Pastore.

Related posts

BARCELONA NË ANKTH/ Humbet titullarin për Champions dhe El Clasico, ja emri

Delo.autor

MUNDI INTERIN/ Kevin Princ Boateng “harron” FUTBOLLIN, tani i futet…REPIT (VIDEO)

Isa.Autor

Benitez: Coutinho i kishte të gjitha që në moshën 18-vjeçare

Q.Autor

Leave a Comment