Futboll La Liga Sport

Klipi për Iniesta-n, shokët e skuadrës nuk i ndalin duartrokitjet për “magjistarin e topit” (VIDEO)

Andres Iniesta do të luajë sonte ndeshjen e fundit me Barcelonën duke i dhënë fund aventurës së tij pas 17 sezonesh te katalanasit. Për këtë arsye klubi ka përgatitur për ‘maestron’ një klip me momentet më pikante të karrierës së tij.

Në video dallohen shokët e skuadrës dhe trajneri Valverde të cilët flasin për ‘Don’ Iniestën . Ata nuk i kursejnë fjalët më të mira për 34-vjeçarin, duke e cilësuar atë jo vetëm si një futbollist të pabesueshme, por edhe një person të jashtëzakonshëm.

Në fund të videos shokët e skuadrës dhe të gjithë të pranishmit i dhurojnë një duartrokitje të gjatë Iniesta-s. Mësohet se për këtë ndeshje është grumbulluar dhe Lionel Messi, futbollisti për të cilin trajneri Ernesto Valverde pak ditë më parë deklaroi se i duhet të pushojë.

Mësohet se kjo ka ndodhur për të nderuar Iniesta-n. Argjentinasi do të futet në lojë në momentin që ‘maestro’ do të zëvendësohet dhe do të marrë prej tij shiritin e kapitenit.

Related posts

33 GOLA NË 45 NDESHJE/ Interi arrin marrëveshjen me sulmuesin e klubit brazilian…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Formacionet zyrtare: Surprizon Cungu, ul Çyrben në stol

Isa.Autor

LIVE/ Fantastik Xheko, Interi përmbys Fiorentinën për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment