Futboll Ligue 1 Sport

Luftë kartonësh, mesfushori shqiptar shënon gol mbijetese në Francë

Futbollistët e Kombëtares që korrin sukses në skuadrat e tyre janë të shumtë. Periudha e fazës “playoff” ka prekur edhe Ajaksonë në Francë. Skuadra e Qazim Laçit ka fituar përballjen e mbijetesës me Le Havren. Gimbert ka shënuar për vendësit, ndërkohë që Maleta i ka dhënë baraspeshën Le Havres.

Laçi është aktivizuar në të 62-ën dhe 90 minutat kanë përfunduar në barazim. Në minutat shtesë janë akorduar katër kartonë të kuq, nga dy për secilën. Laçi ka marrë përsipër penalltinë e dytë për Ajaksonë dhe ka dhënë avantazhin 2-0. Në fund, Ajakso ia del të fitojë 5-3 dhe shkon në finalen e mbijetesës.

Related posts

Ferrari e nxori nga pista, Luis Hamilton shpërthen në akuza (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Kampionët nuk dorëzohen kurrë, Gent MUÇA nis stërvitjen në “Skënder Halili”

Isa.Autor

DUELI RONALDO – MOURINHO/ Ja çfarë qëndron mbrapa antipatisë reciproke

Isa.Autor

Leave a Comment