Futboll Premier League Sport

Harry Kane “gradohet” kapiten i Anglisë, trajneri Southgate shpjegon këtë zgjedhje

Harry Kane është konfirmuar si kapiteni i Anglisë për Kupën e Botës së kësaj vere, që do të zhvillohet në Rusi. Trajneri Gareth Southgate e caktoi 24-vjeçarin si kapiten të “Tre Luanëve” gjatë një takimi me skuadrën, të hënën në mbrëmje, njoftoi sot Federata Angleze e Futbollit.

“Harry ka disa cilësi personale të shquara, – tha Southgate. – Ai është një profesionist i përpiktë dhe një nga gjërat më të rëndësishme për një kapiten është ta vendosë standardin e duhur çdo ditë.

Harry ka besim dhe standarte të larta, çka është një mesazh i shkëlqyeshëm për kombëtaren tonë, që të ketë një kapiten, i cili ka treguar se është e mundur të jetë një nga më të mirët në botë për një periudhë të qëndrueshme kohore.

Kjo ka qenë në themel të përzgjedhjes së tij si kapiten i Anglisë. Ndjenja ime është se gjatë 18 muajve të fundit, që ka qenë me ne, Harry ka treguar se ka dëshirën të bëjë liderin dhe njeh rëndësinë e sjelljes së të tjerëve me të”.

Related posts

ZBULON SEKRETIN PËR BASHKËKOMBASIN E TIJ/ Lautaro Martinez: Ai është vendimtar në suksesin tim tek Inter

Delo.autor

“TOKIO 2020″/ Olimpiada vetëm me tifozë vendës, ja maksimumi që lejohet në stadium

Delo.autor

TREGON SE ÇFARË I THA CR7/ Zbërthehet Morata: Më tha se është i lumtur që…

Delo.autor

Leave a Comment