Futboll Sport

Luftëtari gati për sforcon e fundit në Lushnjë

Një sforco e fundit për të dyja skuadrat në Lushnja-Luftëtari edhe pse e motivimeve krejt të kundërta. Luftëtarit i duhet një përpjekje e fundit për të materializuar ëndrrën europiane, te vendasit sforco është ajo për të mbyllur sa më shpejt një kampionat zhgënjyes në të gjitha aspektet ku myzeqarët prenë biletën për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë shumë herët.

Për Luftëtarin sfida meriton vëmendjen maksimale, në lojë është Europa, arritje historike që matematikisht mbetet e kërcënuar nga Laçi dhe Partizani. Skuadrës së Hasan Likës i mjafton edhe një barazim, pavarësisht se Luftëtari do të luajë për fitoren ndaj myzeqarëve. Trajneri i gjirokastritëve do të duhet të bëjë llogaritë me mungesat e Dejvi Bregut dhe Rrocës, të dy për shkak dëmtimi.

Problemi me Licajn për atë episod të zëvendësimit në takimin me Skënderbeun ndërkohë është arkivuar shpejt, me 31-vjeçarin që do të jetë në fushë në ‘Roza Haxhiu’. Hasan Likës i duhet i gjithë potenciali i mundshëm, edhe pse përballë është Lushnja që vjen nga një humbje tenistike në Durrës dhe ku kanë filluar ende pa u mbyllur kampionati, firot e lojtarëve.

Pavarësisht se skuadra e Ilir Gjylës është përpjekur gjatë këtyre muajve për të respektuar kampionatin, diferenca në kualitet mes skuadrave, dhe sidomos ajo e motivimit janë vërtet të mëdha. Në fund të fundit për Lushnjën është një kampionat për t’u mbyllur sa më shpejt, ndërsa në Girokastër nuk mund ta ‘prishin dasmën për një limon’.

Related posts

CHAMPIONS LEAUGE/ Ajaxi shënon golin ndaj “Los Blancos”, VAR-i anulon golin (VIDEO)

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Solskjaer bllokoi largimin e pesë futbollistëve nga Manchester United

Delo.autor

HIDHËRIMI I BAYERN, shikoni çfarë ndodhi me portierin e gjermanëve

Sadik.Autor

Leave a Comment