Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Chelsea-Conte, “divorci” është çështje orësh…

E ardhmja e Antonio Conte është në fije të perit. Shkarkimi i tij nga Chelsea duket thjesht një formalitet dhe zyrtarizimi mund të vijë në orët e ardhshme. Problemi i vetëm që ka mbetur është vetëm prishja e kontratës…

Conte dhe Chelsea janë të lidhur nga një klauzolë e dyfishtë që vlen si për klubin londinez ashtu edhe për trajnerin italian, kësisoj palët po diskutojnë. Chelsea dëshiron ta largojë, ndërsa Conte nuk ka ndërmend të heq dorë nga viti i fundit të kontratës.

Ish-trajneri i Italisë nuk ka hyrë kurrë në zemrën e pronarit Roman Abramovich, edhe pse Conte ka fituar Premier League në sezonin e kaluar dhe FA Cup në këtë sezon, ku pas finales së fituar ndaj Manchester United, Antonio tha se ishte një fitues i lindur.

Shtypi anglez ka shkruar se Abramovich ka vendosur largimin e Conte dhe njerëzit e tij kanë gjetur marrëveshjes me pasardhësin Luis Enrique, mbetet vetëm për t’u prishur kontrata me Conte. Emrat e tjerë që mund të punojnë në “Stamford Bridge” janë Slavisa Jokanovic i Fulham dhe Jody Morris, trajneri i Chelsea U-19.

Related posts

“BËHET GJITHNJË MË I MIRË”/ Sauthemptoni shpall Brojën si njeriun e ndeshjes

Delo.autor

PAS SHUMË KËRKIMEVE PËR YLLIN/ Inter nuk do blejë lojtarin e huazuar, synon “dështakun” e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

“UNË KURRË NUK KAM QENË I PËRFSHIRË NË DISKUTIME PËR SUPER LEAGUE”/ Maldini: Isha në konfuzion, Milan gjithmonë ka…

Delo.autor

Leave a Comment