Fernando Alonso ka deklaruar sot se po përgatitet për një garë të çmendur ditën e diel në rrugët e Montekarlos, ku zhvillohet sfida e radhës e Botërorit 2018 të Formula 1. Një pistë e ngushtë qytetase, më tërheqësja e Botërorit, ku gjithnjë ka aksidente e surpriza dhe ku emri i fituesit është në dilemë deri në fund. Spanjolli e ka fituar dy herë këtë garë dhe shprehet se suksesi në këtë pistë është si një lojë në kazino. Duke e parë se kjo garë mund të dhurojë surpriza, piloti i McLaren shpreson që të fitojë dhe të korrë suksesin e parë me makinën britanike.
“Është një nga pistat më teknike të Botërorit, një sfidë e vërtetë për pilotët. Duhet të jesh i përqendruar gjatë gjithë kohës dhe 78 xhiro nuk janë pak, pasi çdo gabim është i pariparueshëm. Trafiku, strategjia, kushtet e motit dhe shumë faktorë të tjerë e bëjnë këtë garë të çmendur. Unë e di që makina jonë ka limitet e saj, por kjo është një pistë e avashtë e ku parakalimi është i vështirë, ndaj mund të përfitojmë nga situatat”, u shpreh Fernando Alonso. “Na duhet të maksimizojmë në maksimum çdo situatë, të jemi të zgjuar dhe të duelojmë fort për fitore”, tha spanjolli.