Basketball Sport

Golden State mposhtet në “shtëpi” nga Houston Rockets (VIDEO)

Kampionët aktual të NBA-së, Golden State Warriors ka pësuar humbje të papritur në shtëpi kundër Houston Rockets.Basketbollistët e kësaj të fundit arritën të triumfojnë me rezultat 95-92, në saje të mbrojtjes së fortë dhe efikasitetit në fazën e sulmit.

Në fakt, perioda e katërt ishte vendimtare për “raketat” pasi që arritën të përmbysin disavantazhin prej dhjetë pikëve dhe barazuan numrin e fitoreve, përkatësisht secila nga dy të tilla. James Harden ishte basketbollisti më efikas i ekipi fitues me 30 pikë, i cili u ndihmua edhe nga Chris Paul me 27 pikë.

Stephen Curry ishte më i miri te vendasit me 28 pikë, me një pikë më pak u pozicionua Kevin Durant, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen e radhës. Theksojmë se skuadra që arrin katër fitore do të sigurojë një biletë për në finalen e madhe, ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist përbëhet nga Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics.

https://www.youtube.com/watch?v=wAbnrdmESn0

Related posts

E PËRDITHSMJA SPANJOLLE/ “​MARCA”: Shaqiri, një ndër transferimet që dështoi në Bundesligë

Delo.autor

“DUA TË VAZHDOJ TË RRITEM NË KARRIERËN TIME”/ Ylli Haaland: Juventus? Kam qenë afër transferimit, por…

Delo.autor

NATË YJESH NË FRANKFURT/ Skela përballë Ronaldinho & Co!

Isa.Autor

Leave a Comment