Futboll Sport

Shkëndija do edhe Kupën, në rast suksesi feston edhe Shkupi…

Shkëndija e Tetovës sot në mbrëmje ka mundësinë ideale për të mbyllur në mënyrë perfekte këtë sezon. Pasi siguruan titullin e dytë në historinë e klubit kuqezinjtë tetovarë nëse mposhtin sot Pelisterin mund të bëjnë të tyren edhe Kupën e Maqedonisë që do të ishte gjithashtu trofeu i dytë pasi e kanë fituar këtë kompeticion edhe në sezonin 2015-2016.

Në finalen skuadra e Qatip Osmanit do të ketë përballë Pelisterin dhe pavarsisht se ndeshja do të zhvillohet në qytetin e Manastirit, Shkëndija është dukshëm favorite në këtë duel që do të mbyllë sezonin në Maqedoni. Pak ditë më parë Shkëndija e mposhti Pelisterin me rezultatin e thellë 4-0 në kampionat duke festuar në mënyrën më të mirë fitimin e titullit kampion dhe në të njëjtën kohë duke e rrëzuar nga kategoria Pelisterin që u rendit i fundit. Tashmë kuqezinjtë synojnë hakmarrjen edhe në Kupë ndaj kësaj skuadre për finalen e humbur një vit më parë 4-3 pas goditjes së penalltive.

Një fitore e Shkëndijës do t’i hiqte mundësinë Pelisterit për të marrë pjesë në turin e parë kualifikues të Europa League sezonin e ardhshëm dhe do të gëzonte një tjetër skuadër shqiptare pikërisht Shkupin që do të siguronte pjesëmarrjen në Europë pasi e mbylli kampionatin në vendin e 4-ët. Sot e gjithë shqiptaria është me Shkëndijën jo vetëm sepse skuadra e Qatip Osmanit ka mundësi për të fituar të dy trofetë sezonalë në Maqedoni por edhe për faktin se mund ta çojë në 8 numrin e skuadrave shqiptare që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. Pelister-Shkëndija do të luhet sot në orën 20:00.

Related posts

Tronditet futbolli kroat, Shuker shkarkohet si president i Federatës

Q.Autor

Courtois: Ja dy modelet e mia si portier, dua të bëhem si Buffon

Sadik.Autor

U MBYLL MERKATOJA E VERËS/ Këto janë 10 blerjet më të shtrenjta (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment