Futboll Sport

Super ofertë për Sowe, Skënderbeu zihet ngushtë

Nëse ata nuk e bëjnë, atëherë do ta bëjë Trabzonspor, sikurse edhe raporton “Fotospor.com”. Për Soëe do të ketë edhe një pagë më të lartë, që varion nga 150 deri në 200 mijë euro. Sipas turqve marrëveshja është shumë pranë. Për Skënderbeun do të ishte një humbje e madhe, pasi bëhet fjalë për një sulmues cilësor, i cili në Superiore këtë sezon ka arritur të shënojë 21 gola dhe kryeson listën e golashënuesve në kampionat, me dy gola të realizuar më shumë se Sindrit Guri.

SFIDA – Vërtetë Trabzonspor ofron 200 mijë euro, por në këtë rast korçarët me siguri nuk do të rrinë duarkryq. Për një klub shqiptar shumë e 200 mijë eurove nuk është e vogël, por te Skënderbeu janë të aftë që ta shesin sulmuesin edhe për një shumë më të madhe, ndaj nuk do të ishte aspak çudi që të blihej dhe më pas të tentohej transferimi i tij, çka do t’u mundësonte atyre të fitonin në aspektin financiar. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë drejtuesit e Skënderbeut, që për momentin janë të fokusuar te beteja ligjore me UEFA-n në CAS. Një problem për pjesën e marrëveshjet do të ishte paga

Related posts

TË PAFAT/ Chelsea shpërdoron, e diela mbetet e mallkuar për Everton

Isa.Autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet super ndeshja Itali-Spanjë në “San Siro”. Rezultati 1-2

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Alvaro Morata qëndron tek Atletico, ja përfitimet

Delo.autor

Leave a Comment