Futboll Seria A

Gattuso: Milan mund të kishte fituar ndeshjen ndaj Fiorentinas

Gennaro Gattuso beson se Milan mund ta kishte fituar ndeshjen ndaj Fiorentina-s, që përfundoi me rezultatin 1-1.

Deri sot, Kuqezinjtë kishin humbur në të gjitha ndeshjet ku kishin kaluar në disavantazh, por në Stadio Franchi Hakan Calhanoglu barazoi golin e Giovanni Simeone-s.

“Nuk donim të humbisnim dhe e dija se disa prej lojtarëve nuk ishin në formë të mirë,” shprehet trajneri për Mediaset Premium.

“Është e vërtetë që nuk krijuam shumë raste në pjesën e parë, por në të dytën reaguam duke barazuar menjëherë pas golit të pësuar, dhe mbase mund të kishim fituar.

“Brenda skuadrës po lind një shpirt gare dhe lojtarët nuk duan të humbasin, mbase nuk po japim spektakël por të paktën po punojmë si një skuadër. Të gjithë duhet të përmirësohen, jo vetëm Bonucci.

“Ishte një vuajtje në pjesën e parë, teksa Montolivo dhe Bonaventura nuk u futën asnjëherë në ojë. Të mos harrojmë, po luanim ndaj një skuadre që kishte gati 500 ndeshje pa pësuar.

“Nuk ishte paraqitja më e mirë, por jam i kënaqur.”

Related posts

Kampioni i botës me këmbë në tokë: Nuk mund të fitojmë gjithmonë 5–0

Isa.Autor

LIVE/ Valencia-Arsenal, nis sfida në “Mestalla”

Delo.autor

KA KLAS DHE FANTZI/ Mesfushori i Man UNITED mesazh Mourinhos: Ishte e vështirë, por dua…

Isa.Autor

Leave a Comment