Futboll Sport

Iniesta zgjedh Japoninë, gati firma me Vissel Kobe

Mes Kinës, Amerikës dhe Japonisë, Andres Iniesta zgjedh këtë të fundit. Marrin fund dilemat lidhur me të ardhmen e mesfushorit spanjoll i cili ka vendosur ta vazhdojë karrierën në shtetin nipon pikërisht në rradët e skuadrës Vissel Kobe.

Sipas asaj që shkruan gazeta ElMundoDeportivo, Iniesta po udhëton drejt Japonisë aty ku ditën e nesërme do të firmosë kontratën me Vissel Koben. Skuadra e re e Iniestës aktualisht pozicionohet në vendin e 6-të të kampionatit japonez ndërkohë që ish kapiteni i Barcelonës do të ketë shok skuadre një tjetër kampion bote siç është gjermani Lucas Podolski. Nuk bëhen ende të ditura termat e kontratës dhe paga vjetore e Don Andres megjithatë tashmë është e sigurtë që e ardhmja e mesfushorit do të jetë në Japoni.

Related posts

NDODH EDHE KËSHTU/ Mourinho nuk është i kënaqur me fazën përgatitore

Isa.Autor

Francë-Argjentinë/ Pavard shënon super gol ndaj amerikano latinve (VIDEO)

Sadik.Autor

“I NDODH TË GJITHË FUTBOLLISTËVE”/ Mourinho ul tifozët në tokë: Bale nuk është ai i para 7 vitesh

Delo.autor

Leave a Comment