Futboll Sport

Morata drejt rikthimit te Juve, drekon me Paraticin

Alvaro Morata duket se është shumë pranë rikthimit në Serinë A, pikërisht te Juventusi, skuadra ku ka kaluar periudhën më të artë të historisë së tij si futbollist.

Sulmuesi spanjoll dhe një nga njerëzit e merkatos te Juventusi, Fabio Paraticci, janë parë të drekojnë së bashku në Milano, ku edhe besohet se po negociohet mundësia e transferimit.

Tani nuk është më sekret që Juventusi është në kërkim të një sulmuesi, pasi Higuain nuk arriti të prekë shifrën e 20 golave, duke lënë të zhgënjyer bardhezinjtë.

Morata për ta është një njohje e vjetër, që mund të luajë jo vetëm në qendër të sulmit, gjë që e ka treguar gjatë periudhës kur ka luajtur për Juventusin.

Aktualisht sulmuesi spanjoll është pjesë e Chelseat, por pas vetëm një sezoni në Premier League, duket se nuk ka arritur të bindë londinezët dhe po kërkon të rikthehet në Torino.

Related posts

VAZHDON “TELENOVELA” NEYMAR/ Sheiku kërkon tre lojtarë dhe para për Neymar, Barcelona merr vendimin

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Çfarë gafe! Neymar humbet shansin e artë për gol ndaj Leipzig (VIDEO)

Delo.autor

Probleme me Messin dhe Sampaolin? Icardi sqaron të vërtetën

Sadik.Autor

Leave a Comment