Formula 1 Sport

Formula 1/ Pistë e lodhshme ajo e Montekarlos, por jo për Red Bull

Në sesionin e parë të provave të lira në pistën torturuese të Montekarlos Red Bull arrin që të marrë vendin e parë. Kohën më të mirë këtë mëngjes e regjistroi Daniel Ricciardo, 1’12’’126, i cili arriti që të dalë para shokut të tij të skuadrës, Max Verstappen, me vetëm 1 të dhjetën.

Kohën e tretë më të mirë e mori britaniku Lewis Hamilton me Mercedes, 1’12’’480. Zbret nga podiumi Ferrari që mori vendin e katërt dhe të pestë, respektivisht me Vettel dhe Raikkonen.

Në vështirësi piloti tjetër i Mercedes, Valtteri Bottas që nuk kalon më tepër se vendi i shtatë. Para tij u regjistrua Carlos Sainz me Renault. E mbyllin dhjetëshen më të mirë Perez me Force India në vendin e tetë, Grosjean me Haas në vendin e nëntë dhe Sirkotin i dhjeti dhe merr një vend pozitiv për Williams.

Të dy pilotët e McLaren në ditën e parë ishin mjaft të vonuar. Fernando Alonso e mbylli 17-i sipas kohës më të mirë, ndërsa belgu Vandoorne u regjistrua në vendin e 15.

Related posts

I DHA FITOREN INTER-IT NË DERBI/ Milani ka një mesazh domethënës për Eriksen (FOTO)

Delo.autor

DISFATA E RËNDË KUNDËR NAPOLIT/ Tifozët kërkojnë “kokën” e Spallettit duke u bërë virale (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

KASAPË DHE KRIMINELË/ Ky është ekipi më i dhunshëm, nuk mungon as një…grua

Delo.autor

Leave a Comment