Futboll Ligue 1 Premier League Sport

Monaco dhe Tottenham “shënjestrojnë” Ciro Immobilen

Ka të reja sa i takon të ardhmes së sulmuesit të Lazios, Ciro Immobile. Sipas mediave italiane, Monaco e Tottenham kanë zhvilluar sondazhe sa i takon 28-vjeçarit, i cili u transferua te bardhekaltrit në 27 korrik të vitit 2016 nga Borussia Dortmund. Francezët e Monacos e shikojnë sulmuesin italian si zëvendësuesin e Radamel Falcaos, që me shumë mundësi do të largohet nga Principata gjatë verës.

Nuk mbeten pas as anglezët, të cilët kërkojnë përforcime për sulmin për sezonin e ardhshëm dhe Immobile konsiderohet një alternativë e mundshme.

Related posts

NOTAT/ Zhgënjen Hysaj, nuk “ndez” as Bajrami. Atalanta gjen qetësi me Gjimshitin

F.autor

Zbulohen këngëtarët që do të performojnë në përurimin e stadiumit të ri

F.autor

Ronaldo vs Salah: Cili është më i mirë këtë sezon?

Sadik.Autor

Leave a Comment