Futboll Seria A Sport

Nuk përmbush detyrimet ndaj UEFA-s, Milan “jashtë” Europa League

Mosrespektimi i “Fair Play Financiar” mund të çojë në pezullimin e Milanit nga ndeshja e Ligës së Evropës në sezonin e ardhshëm.

Organi qeverisës i futbollit europian kundërshtoi propozimin e klubit për të rregulluar balancimin e tyre financiar dhe italianët janë në rrezik të marrin një sanksion në ditët në vijim.

“Vendimi i UEFA-s më befasoi dhe më bëri të hidhërohem. Ne do të analizojmë aspektet ligjore të vendimit, sepse mund të shkaktojë dëme shumë të mëdha në imazhin e klubit“.-tha drejtori sportiv  i klubit, Marco Fassone.

UEFA është e shqetësuar për financimin e bërë nga kompania “Elliott” dhe për garancitë financiare të ofruara nga presidenti i klubit Li Yonghong, një biznesmen kinez i cili bleu Milanin nga Silvio Berluskoni në prill 2017.

Milan do të duhet të paguajnë 300 milionë euro e marra borxh nga fondi amerikan, “Elliott” duke rrezikuar jo pak pjesëmarrjen në Evropë.

Related posts

SUPERSFIDA/ Kukësi-Skënderbeu, formacionet zyrtare. Cungu bën ndryshim në sulm

Isa.Autor

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT/ 10 gola në pjesët e para, zbuloni të gjitha rezultatet

F.autor

SHËNOI GOLIN E PARË PAS 7 MUAJSH ME MILANIN/ Ja premitimi i Bakayokos që habiti të gjithë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment