Futboll Sport

Diego Armando Maradona: Sampaoli është qesharak, skemat e tij janë të 1930-ës

Diego Armando Maradona është kthyer të kritikojë trajnerin e Argjentinës, Jorge Sampaoli. “Kam besim te lojtarët, por jo te trajneri Sampaoli. Ai nuk ka një lojë të qartë në mendje, nuk ka një shtyllë kurrizore kur sulmon ose mbrohet”.

Ish-ylli i Argjentinës ka vazhduar: “Në konferencën për shtyp të zhvilluar të hënën ka thënë se do të luajë me modulin 2-3-3-2 dhe kjo është qesharake”.

“Është një skemë e 1930-ës. Problemi nuk janë lojtarët, por ai që i drejton dhe që i thotë atyre se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës. Nëse trajneri nuk është i qartë, lojtarët nuk mund të bëjnë mrekulli”.

Related posts

LIVE/ Tirana-Kamza: Penallti për Tiranën. Beqiri ndëshkohet me të kuq, Avdyli i pret 11-metërshin Ngos (VIDEO)

Delo.autor

NJË BABA SHEMBULLOR/ Messi siç nuk e keni parë ndonjëherë, partnerja poston pamjet me djemtë e tij (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelonën dhe Neymarin i ndan vetëm…gjyqi

Isa.Autor

Leave a Comment