Futboll Sport

Trajneri i ri befason Arsenalin me transferin nga Serie A

Unai Emery nis të ndërtojë Arsenalin e ri.

Me marrjen e drejtimit të “Topçinjve”, 46-vjeçari ka gati listën e alternativave për merkaton e verës.

 Një nga kandidatët kryesor në listën e trajnerit spanjoll është mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini.

Qëllimi i Emery është që të arrijë te futbollisti pa e paguar klauzolën e lojtarit, që është 30 milionë Euro, por një shifër ndjeshëm më të vogël.

Trajneri i anglezëve kërkon të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me drejtorin sportiv të italianëve, Monchi, me të cilin ka punuar te Sevilla, transmeton “SS”.

Gjithsesi Arsenali nuk do ta ketë të lehtë të arrijë te Pellegrini, pasi për lojtarin ka kohë që interesohet Juventusi.

Related posts

E RRALLË/ Godet shokun e skuadrës me kokë, arbitri nuk ia kursen kartonin e kuq (VIDEO)

Isa.Autor

E BUJSHME/ Gazetari madrilen rrëfen bisedën me lojtarët e Realit përpara dhe pas Barcelona-Bayern (VIDEO)

Delo.autor

Real Madrid-Barcelona, ‘El Clasico’ vazhdon edhe jashtë fushe

Q.Autor

Leave a Comment