Futboll Sport

Sulmuesi argjentinas iu nënshtrohet testeve mjekësore me Interin/ Do ta mbajë fanellën me numër 10

Lautaro Martinez e ka kaluar pjesën e parë të testeve mjekësore me Interin dhe pritet ta marrë numrin 10 në fanellën e “Zikaltërve”.

Corriere dello Sport raporton se Martinez është parë duke u larguar nga hapësirat e CONI të premten në mëngjes për pjesën e parë të testeve mjekësore dhe tani ka shkuar drejt Humanitas Research Hospital për t’iu nënshtruar pjesës së dytë dhe të fundit të testeve mjekësore, transmeton Gazeta Express.

Sulmuesi i ri, i cili mbërriti në Milano nën brohoritjet “Lautaro, je njëri prej nesh”, pritet ta nënshkruajë kontratën me Interin sot gjatë ditës.

Raportohet se Interi do t’ia paguajë Racing Club plot 20 milionë euro për Martinezin, i cili sipas gazetës italiane, do ta bartë fanellën me numrin 10 dhe do të luajë përkrah Mauro Icardit.

Related posts

FORMULA 1/ Vettel dominon dhe triumfon në Kanada, Hamilton jashtë podiumit

Sadik.Autor

PIONTEK DREJT ANGLISË/ Milani e zëvendëson me sulmuesin që qau kur kuqezinjtë blenë Matrin (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ 50 milion euro pagë dhe komisione, zbulohet skenari i marrëveshjes për Haaland

Delo.autor

Leave a Comment