Champions League Futboll Sport UEFA

Nga Roma në Stamboll/ Liverpooli kujton pesë triumfet në Ligën e Kampionëve (VIDEO)

Njihet si njëra nga skuadrat më të mëdha angleze dhe ka arritur të tregojë fuqinë e saj edhe në Evropë. Liverpooli e ka gjetur vetën në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve.

The Reds do të luajnë në stadiumin e Kievit përballë Real Madridit ku do të synojnë triumfin e gjashtë.Trofeu i parë erdhi në vitin e largët 1976-77 ku në finalen e Romës, Liverpool mposhti lehtësisht klubin gjerman Borussia Moenchegladbach 3-1.

Vetëm një edicion më vonë, The Reds triumfuan përsëri në këtë garë ku në Wembleyn historik mposhtën minimalisht 1-0 Club Brugge. Liverpooli me rezultat minimal 1-0 fitoi edhe në edicionin 1980-81 ku mposhti rivalin e sotëm Real Madridin 1-0.

 

Në vitin 1983-84 Liverpooli u rikthye përsëri për të luajtur në Romë ndërsa kundërshtar kishin Giallorosët.Ndeshja përfundoi pa fitues 1-1 ndërsa pas penalltive Liverpooli mposhti Romën 4-2 për ta marrë titullin e katërt.

Titullin e pestë e fituan me një përmbysje spektakolare në Stamboll, pasi ishin duke humbur 0-3 nga Milani dhe barazuan në pjesën e dytë për ta fituar trofeun pas ekzekutimit të penalltive 2-3. Klubi anglez do të tentojë ta bëjë të vetin trofeun pas 13 viteve pritje.

Related posts

BARÇA-REAL/ Një sfidë e nxehtë “luhet” edhe me bashkëshortet e futbollistëve

Sadik.Autor

POLONIA NA NXORRI NGA GARA/ Shqipëria stërvitet në Varshavë, të martën miqësore me Ukrainën

F.autor

Drejtori sportiv i Man City: S’kemi shanse ta blejmë Messin

Q.Autor

Leave a Comment