Futboll Sport

Nis rishikimi i kontratave në Shkodër, gati edhe gjobat

Vllaznia duket nuk do të presë rrjedhën e ngjarjeve për privatizimin e klubit dhe menjëherë do të ndërmarrë masat e para për rënien nga kategoria. Hapi fillestar është rishikimi i kontratave për të gjithë futbollistët që mbyllën sezonin 2017- 2018. Nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit e klubit, pas kësaj mbylljeje dramatike, të vendosin gjoba.

Me shumë gjasa, klubi mund ta shohë të udhës që t’u mbaj rrogat e muajit maj. Gjatë gjithë sezonit, klubi nuk ka marrë asnjë masë ndaj lojtarëve e stafit. Madje, hera-herës ka pasur edhe shpërblime, pavarësisht se vinin nga të tretët. Kjo mund të jetë më e pakta që klubi shkodran mund të bëjë për lojtarët, kur dihet që dëmi i shkaktuar është i pashlyeshëm.

Megjithatë, deri tani asgjë nuk është zyrtare. Drejtuesit janë duke u përqendruar te kontratat për çdo lojtar. Rënia në një kategori më poshtë mund të ketë ndikimin e vet direkt edhe tek e ardhmja e shumë prej lojtarëve, e po ashtu edhe te rishikimi i pagave.

 

Related posts

CAMAVINGA KËRKOHET NGA KLUBET E MËDHA TË EUROPËS/ Menaxheri i talentit: Kemi marrëdhënia shumë të mira me…

Delo.autor

Bolt nis stërvitjen tek Borussia/ Xhamajkani dua të luaj te ekipi i parë i Dortmund”

Sadik.Autor

NGA HARRY KANE TEK PAUL POGBA/ Ja 20 lojtarët më të paguar në Premier League

Delo.autor

Leave a Comment