Futboll Sport

JENI GATI TË PRISNI FINALEN/ 2 euro birra dhe 10 euro dreka, ja çfarë ofron Kievi

Stadiumi “Olimpiski” i Kievit është gati që të presë finalen e madhe të Ligës së Kampioneve, një eveniment madhështor ky për kryeqytetin ukrainas, epiqendra e futbollit kontinental në këtë fundjavë. Impianti prej 70 mijë e 50 vendesh (70.050), ku “padron” është skuadra e famshme e Dinamos së Kievit, ka ngushtuar sot kapacitetin në vetëm 63 mijë vende për tifozëritë e Liverpulit dhe të Realit të Madridit, kjo për arsye sigurie.

Në çdo sektor të tij, tribunat do të kenë nga 100 vende distancë mes tifozërive, për të shmangur kështu kontaktet dhe përplasjet e mundshme, ndonëse për çdo sektor pritet të ketë mbi 50 punonjës sigurie dhe qindra forca policore gati për të ndërhyrë. Për shumë prej tifozëve të Liverpulit dhe të Realit të Madridit, ky udhëtim në Kiev do të jetë edhe një mundësi për të njohur diçka më shumë në lidhem me këtë qytet. Monedha vendëse quhet “grivnia”, e cila me “euron” ka një raport 1 me 30.55 (1 euro = 30.55 grivnia).
tifozi kiev

Për anglezët, që kanë birrën si pijen e tyre të preferuar, pavarësisht finales dhe rritjes së mundshme të çmimeve, do të konsumojnë një kriko të madhe për vetëm 2 euro, ndërsa një drekë në restorant joluksoz, me bazë mishi (gjysmë kilogramë) dhe garniturë, plus nga një birrë për dy persona, nuk kalon shifrën e 10 eurove. Me pak fjalë, për të dyja tifozëritë, që janë ankuar për kostot e larta të udhëtimit dhe të hoteleve, të paktën pijet alkoolike dhe ushqimi nuk do të jenë një shpenzim i madh.

Related posts

(FOTO) Blerjet e mëdha ndryshojnë ‘fytyrën’ e Arsenal, shihni formacioni e ri

Q.Autor

MUNGESA NË GRUMBULLIM/ Reja “kërcënon” me gjoba, Gjimshiti e pëson si… Strakosha

Delo.autor

BARCELONA-GIRONA/ Messi rikthehet i zakonshmi, ky është gol “jashtëtokësori” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment