Futboll Sport

Prezantohet Iniesta, 8 mijë tifozë presin spanjollin në stadium (VIDEO)

Andres Iniesta pasi i dha fund aventurës me Barcelonën është prezantuar sot te skuadra e tij e re Vissel Kobe. Japonezët e kanë pritur me shumë entuziazëm spanjollin pasi 8 mijë veta ishin të pranishëm në stadium.

 

Me transferimin në J.League, mesfushori ‘maestro’ bëhet kështu futbollisti më i madh që ka luajtur ndonjëherë në kampionatin japonez.

 

Te Vissel Kobe, 33-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numër 8 dhe do të ketë shok skuadre gjermanin Lukas Podolski. Pas prezantimit përpara tifozëve Iniesta do të largohet nga Japonia për t’iu bashkuar kombëtares spanjolle me të cilën është i grumbulluar në Botërorin Rusi 2018.

Related posts

E BUJSHME/ Bayerni largon shqiptarin, i riu drejt Premier Leagues

Delo.autor

Kosova kryen stërvitjen e parë, 17 lojtarë nën urdhrat e trajnerit Challandes

Sadik.Autor

PRAPASKENA/ Bartomeu nuk fal asgjë, shokon Messin me kërkesën e tij

Delo.autor

Leave a Comment